Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur në Astir mbrëmjen e djeshme ku u vranë shtetasit Erigers Mihasi 32-vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se makina e krimit e cila u gjet më vonë e djegur në Thumanë, është vjedhur në Greqi. Gjithashtu janë vjedhur edhe targat e makinës në fjalë, në Tiranë.
Dyshohet se krimi i mirëorgazuar kishte të paktën 5 ose 6 autorë, pasi viktimat janë ndjekur fillimisht nëpër Tiranë, janë ekzektuar në Astir, nga dy vrasës dhe shoferi dhe makina është djegur në Thumanë, ku janë ndihmuar për t’u larguar nga vendngjarja.
Deri më tani janë shoqëruar në polici 15 persona, me të cilët kishte konflikte Mihasi dhe Dumani pasi të dy viktimat janë pjesë e botës së krimit me vepra të rënda penale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/ Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :
Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.
Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes. /albeu.com/