U ekzekutua nga bashkëshorti bashkë me dy fëmijët, shqiptarja ishte nga Korça dhe me profesion mësuese, reagojnë fqinjët

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ditën e sotme, pasi një rreshter i policisë së Nju Jorkut, eliminoi gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten.

Departamenti i Policisë në Clarkstown, i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43- vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12-vjeç.

Të lidhura

None found

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan nga policia, vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson eliminoi gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson, ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.

Më pas ai iu bashkua forcës së policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County, në vitin 2007 dhe u promovua në rreshter në 2016.

Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson, ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Një fqinje e familjes, e cila kërkoi të mos i përmendej emri, tha për New York Post, se komuniteti kishte mbetur i tronditur.

“Kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë”, tha gruaja.

“Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë, dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë… Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të tronditur”.

Shefi i policisë së Bronxville, Christopher Satriale, tha në një deklaratë se tragjedia e la departamentin me “zemra thellësisht të thyera për humbjen e pakuptimtë të jetëve të pafajshme”.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet