Personi që shihni në foton e mëposhtme, është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.
Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij, ai ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër, duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.