Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 40 vjeçarit, Bledar Birçaj ditën e sotme në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se vite më parë, ai është përfshirë në një përplasje fizike me juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.
Në konfliktin e ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2010, ishte përfshirë edhe vëllai i tij, Elton Birçaj.
Punonjës i Hipotekës u dhunua për shkak të detyrës pas problemeve që vëllezërit kishin për regjistrimin e një prone. Në atë kohë, dy vëllezërit u proceduan në gjendje të lirë.
Ndërkohë, më 27 janar të vitit 2011, viktima u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”, akuza të cilat nuk u provuan nga organi i hetimit dhe për pasojë, ai u lirua më vonë duke përfituar edhe dëmshpërblim për ditët e burgut. /albeu.com/