U dhunua nga biznesmeni, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Selenicës: Më qëlloi me grusht!

Është zbardhur dëshmia e kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, i cili u dhuna nga një biznesmen në Vlorë.

Sipas Binajt, ai është takuar me biznesmenin Pellat Bonaj për të sqaruar një “ngërç”, mes tyre lidhur me lincensat e linjës së furgonave Vlorë – Sevaster.

Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.

“Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica”, ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.

Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Pellat Bonaj pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij. /albeu.com/

 


Shtuar 21.10.2021 14:13