Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 15 vite burg Fredi Rrushin, për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, duke dhe do të bëjë vetëm 10 vite burg.
Sakaq, në dosjen hetimore tregohet mev detaje itinerari që Rrushi ka ndjekur që nga momenti kur mbërriti në Dajt, ku u ekzekutua Hoxha dhe deri në kthimin e tij sërish në Tiranë, sipas Tch.
Sipas dosjes, vrasësi është parë nga kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit në orën 01:09 drejt Dajtit, ndërsa është parë të kthehet në orën 03:28.
“Nga këqyrja e pamjeve filmike në datën 22.10.2022 rezulton se pasi kanë zbritur nga automjeti shtetasit Kledjon Isufi dhe Ajet Fejzo, automjeti me drejtues shtetasin Fredi Rrushi dhe pasagjer shtetasin Rruzhdi Hoxha ka lëvizur duke ndjekur itenerarin nga Rr.’Princ Vidi’ ora 00.29, ne drejtim te Rr. ‘Kastriotët’, rruga ‘Demokracia’, ka vijuar rrugën në drejtim të vendit të quajtur ‘Ura e Babrroit’, pasi ka dalë nga Ura e Babrroit ka lëvizur në rr. Njazi Meka, ka kaluar në Rrugën ‘Niko Avrami’ ne drejtim te vendit të quajtur ‘Kryqëzimit i Bar Gjilanit’ (kryqëzimi i rrugës Niko Avrami me Rrugën i Dibrës), ne drejtim te Komisariatit nr.4, IKV, Fresk dhe më pas automjeti është futur në rrugën e Dajtit, nga këqyrja e pamjeve filmike në aksin Tiranë – Dajt konkretisht te kamerat e një karburanti vërehet automjeti në lëvizje me drejtim Tiranë – Dajt. Në orën 01:09 me orën reale automjeti shfaqet në kamerat e sigurisë së Traut të Hyrjes në Parkun Kombëtar Dajt. Është vijuar me këqyrjen e pamjeve filmike në rrugën e kthimit ku rezulton së ne kthim me drejtim lëvizje Dajt – Tiranë në kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit automjeti shfaqet në orën reale 03:28. Është vijuar me ndjekjen dhe këqyrjen e pamjeve filmike në kthim, ku vërehet se automjeti pasi është futur në rrugën Niko Avrani, ka vazhduar lëvizjen në vijim të kësaj rruge, dhe kalimi në rrugën Njazi Meka është kryer nëpërmejt rrugës ‘Shyqyri Peza’ dhe me pas vazhduar në drejtim te urës se Babrrot dhe në Rr. Demokracia në orën lokale 03:57 min. Nga këqyrja e pamjeve filmike vërehet se automjeti në kthim ka devijuar itenerarin e lëvizjes, konkretisht në kthim kalimin nga rruga Niko Avrami në Rrugen Njazi Meka e ka kryer nëpërmjet rrugës Shqyri Peza. Nga këqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë – Dajt në sendiljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet”, sipas dosjes.