U dënua me 6 vite burg, Fjolla dhe Fisniku shtojnë dyshimet për shtatzëninë (FOTO LAJM)

Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.

“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Së fundmi, këngëtarja dhe Fisnik Syla kanë dhënë një intervistë për Prive, ku kanë zbuluar detaj nga propozimi dhe martesa e pak ditëve më parë.

“Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës.

Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla. Më tej, Fisniku foli dhe për thashethemet që kanë qarkulluar, teksa u shpreh se prej një viti janë në një lidhje dhe se arsyeja e ndarjes nga ish bashkëshortja nuk ka qenë këngëtarja.

Ai mohoi gjithashtu se prindërit e tij nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Fjollën. Nga ana tjetër, këngëtarja tha për partnerin:

“Jam shumë me fat për këtë ndoshta zoti më ka çuar një njeri si ky. Ka njëherë thosha faleminderit zot që më ke çuar një dhuratë kaq të madhe. “


Shtuar 27.03.2021 09:44