Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burg ish prokurorinë e Kukësit Edmond Karriqi, i akuzuar për korrupsion. Për shkak të gjykimit te shkurtuar Karriqi përfitoi ulje dënimit me 1/3 duke e çuar në dy vite burg.
Karriqi u arrestua më 30 qershor në Kavajë, ku edhe ka banesën e tij. Me urdhër të prokurorisë në pranga u vu edhe shoferi i tij Isuf Gega që dyshohet se ka bashkëpunuar me Karriqin në rolin e sekserit, që në këmbim të parave ka ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar, kundrejt shumës 2 mije euro.
Pas dhënies së vendimit duke qenë se Karriqi ka kryer më shumë se gjysmën e vendimit ai ka kërkuar të lerë qelinë, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata duke u liruar me kusht./albeu.com