Kush është Prokurori Edmond Karriqi dhe si i hoqi akuzën e rëndë penale Fjolla Morinës 

Ditën e sotme është vënë në pranga prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se policia ka ndaluar edhe shoferin e tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi Isuf Gega, me detyrë sekretar në prokurorinë e Kavajës.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një rast korrupsioni por nuk dihet qartësisht për çfarë bëhet fjalë.

Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij si prokuror e ka në Lushnje. Prokurori i arrestuar ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë.

Po kush është Prokurori Edmond Karriqi?

Çeshtja e fundit e cila ka bërë bujë është çështja e këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës dhe është tashmë në arrati nga drejtësia shqiptare.

Prokurori Karriqi u përplas për me drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati pasi hodhi poshtë akuzën “trafik armësh” për këngëtaren Morina e cila u kap me dy armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se drejtuesja e kësaj Prokurorie, Rita Gjati deklaroi se qëndronte akuza për trafikun e armëve Kosovë- Shqipëri ndërsa Prokurori Edmond Karriqi e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Prokuroria e Kukësit e mbylli më 16 nëntor hetimet për dosjen në ngarkim të këngëtares Fjolla Morina, e cila u arrestua në datën 19 shtator teksa tentoi të hynte në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës me dy armë zjarri me vete. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe akuzohet vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa vepra tjetër “trafikim armësh” ka rënë . /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.06.2021 15:21