Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në qytetin e Maliqit.
Kanë qenë familjarët e viktimës, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë.
Nga informacionet paraprake dyhsohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale. Viktima është identifikuar si Bajram Dervishi, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ditën e djeshme, 5 qershor familjarët e kishin denoncuar si të zhdukur.
Ata kanë raportuar se viktima Bajram Dervishi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së 64-vjeçarit./Albeu.com/