“U bë rrugë”: Pushuesit kthehen nga bregdeti, radhë të gjata automjetesh në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEO)

Edhe kjo fundjavë ka sjellë trafik të rrënduar si pasojë e pushuesve të cilët kthehen nga bregdeti.

Për shkak të trafikut, qytetarët janë të detyruar të presin për orë të tëra në trafik.

Këto pamje të siguruara nga rruga Radhimë – Vlorë tregojnë qartë që trafiku është mjaft i rënduar.

Ndërkohë patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë trafikut të rënduar.

Shtuar 27.06.2021 19:11