Shqipëria nuk gjen qetësi nga aksidentet, “Fiati” plagos babain bashkë me fëmijën (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”.

Bëhet me dije se një mjet i llojit ‘Fiat”, ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonin një burrë dhe fëmija i tij.

Për pasojë, të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit teksa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit “Fiat”.

Lezhë/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.


Shtuar 27.06.2021 19:12