U bë i famshëm pas një selfie me Merkel, ku ndodhet sot refugjati sirian?

Ku ndodhet sot Anas Modaman, sirian refugjat i cili u bë i famshëm në vitin 2015, pas një selfie me kancelaren, Angela Merkel?

Modaman, tani jeton në periferinë lindore të Berlinit në një apartament me qira. Por gjashtë vite më parë, kur mbërriti në Gjermani jetonte në një konvikt refugjatësh. Ai ka arritur shumë që atëherë.

“Unë studioj për ekonomik. Punoj në të njëjtën kohë dhe jetoj me të dashurën time. “Shpresoj të marr më vonë nënshtetësinë gjermane”, tha ai.

Një selfie që bëri rastësisht me Angela Merkel e bëri papritur të famshëm. Imazhi i tij u shfaq në të gjitha mediat gjermane dhe më gjerë. Një familje gjermane e kontaktoi menjëherë, duke i ofruar një vend për të qëndruar.

“Fotoja që bëra me kancelaren ka shumë kuptim për mua. Është shumë më tepër se një fotografi. Është një simbol i humanizmit të Merkel. Ajo më ndihmoi, më shpëtoi jetën. Unë do t’i jem mirënjohës asaj për gjithë jetën time.”

Fotoja ishte prova se Angela Merkel ka një zemër të madhe, ajo na dha mundësinë të qëndrojmë dhe të integrohemi këtu”.

Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të bukura për Modaman që atëherë. Pas sulmeve terroriste islamike në Bruksel dhe Berlin, ai u vu në shënjestër si i dyshuar në shumë faqe të mediave sociale, duke e detyruar të  mos dalë nga shtëpia.

Por pavarësisht të gjitha historive, Angela Merkel mbetet heroina e tij. “Do të më mungojë shumë. Nëse do ta takoja përsëri, do të doja ta falënderoja për gjithçka që bëri për mua. Falë saj, sot kam një jetë. Dua ta takoj ta falënderoj dhe ti kërkoj të bëjmë sërish një foto bashkë,” përfundoj ai.


Shtuar 3.01.2022 21:20