U arrestua sot për dhunë në familje, kush është efektivi që u plagos gjatë grabitjes

Policia ka vënë në pranga një 53 vjeçar për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi Nikolin Gjergji, efektiv policie i arrestuar për dhunë në familje.

Nikolin Gjergji rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në vitin 2016.

Policia ishte njoftuar atë kohë për vjedhjen e një makine të llojit tip “Porsche” dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Sapo ka konstatuar se po e ndiqnin, autori i grabitjes ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë duke plagosur efektivin Nikolin Gjergji.

Efektivi i policisë mori një plumb në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe arriti të shpëtojë.

Ngjarja ndodhi me 22 dhjetor të vitit 2016-të në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave njoftoi më herët se arrestimi i 53-vjeçarit Nikolin Gjergji erdhi pas denoncimit të bërë nga ana e vetë familjarëve të tij.

Ndërkohë bëhet me dije se SHÇBA ka kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin për të lëshuar urdhër mbrojtje për fëmijën dhe bashkëshorten e efektivit.

 


Shtuar 23.06.2021 16:41