U arrestua për aferën e Inceneratorit të Fierit, Arben Dervishaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Arben Dervishaj, i cili u arrestua në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fierit, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Dervishaj nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, teksa avokatët kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave dhe pritet të vlerësohet gjendja shëndetësore e Dervishajt.


Shtuar 30.01.2023 13:24