U arrestua në zyrë, momenti kur kryebashkiaku Tushe mbërrin në komisariatin e Tiranës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme SPAK dhe Policia e Shtetit organizoi një aksion në Bashkinë e Lushnjes ku u shoqëuan 11 shtetas, ndër to edhe kryebashkiaku socialist Fatos Tushe.

Fatos Tushe është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë.

Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat.

Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Pas këtij aksioni ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Rama i cili deklaroi se PS nuk do të mbrojë më askënd, duke e paralajmëruar që do e mbrojë vetëm avokati dhe  goja e tij. /albeu.com/

 

 

Shtuar 6.07.2021 16:04