Policia ka vënë në pranga ish-kandidatin për deputet të LSI-së Etjon Joka, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit. Ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.
Apeli i GJKKO-së ka vendosur masën arrest me burg për Jokën në mungesë, ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe arrestimin e tij.
Kujtojmë se ai u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas publikimit të pamjeve, kandidati i LSI-së ka është shprehur se video është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruante se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.
“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruante atëhere ai/albeu.com