Bleu votën për 100 dollarë, SPAK kërkon arrestimin e kandidatit të LSI, Etjon Joka

SPAK i ka dërguar kërkesë Policisë të arrestojë kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën. Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve se  Joka është i përfshirë në shitblerje votash.

Kanë qenë disa pamje qq kanë qarkulluar, ku shihej Joka duke ofruar 100 dollarë në këmbim të votës.

Të lidhura

None found

Pas publikimit të pamjeve,  kandidati i LSI-së ka është shprehur se video është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruante se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruan ai, i cili nuk e sqaron se pse nuk e bën sot kallëzimin por do t’i duhet të presë pas 25 prillit.

 


Shtuar 26.05.2021 11:10