U aksidentua në minierë, humb jetën një minator në Bulqizë

Një minator ka humbur jetë ditën e sotme në Bulqizë pasi u aksidentua gjatë punës.

Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Bulqizë/ informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.albeu.com


Shtuar 10.10.2022 19:31