U aksidentua me makinë nga 23-vjeçari, ndërron jetë në spital e plagosura

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u përplas me makinë nga një 23-vjeçar pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin Zhan D’Ark dhe e plagosura u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi më herët policia. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 17:58