Tym e flakë, dalin pamjet nga magazina në Tiranë ku vazhdon “lufta” me zjarrin (VIDEO)

Thuajse dy ditë pas rënies së zjarrit, zjarrëfikëset vijojnë të përballen me flakët aktive brenda magazinës.

Kjo e bën shumë të vështirë futjen e forcave zjarrfikëse në brendësi për të kërkuar për 33-vjeçarin Arjan Sala i cili sapo kishte rënë zjarri kishte ndërhyrë për ta shuar por më pas mbeti i bllokuar në magazinë.

Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria. Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.

Një rrezik tjetër është plasaritja e mureve, për shkak të nxehtësisë, ku ndërtesa mund të rrezikojë edhe shembjen.


Shtuar 26.03.2021 10:35

Tags: