Turqia planifikon të miratojë aplikimin e Finlandës në NATO, pavarësisht nga aplikimi i Suedisë, thanë dy zyrtarë turq për agjencinë e lajmeve Reuters.
Parlamenti turk ka shumë të ngjarë të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO përpara se ai të mbyllet në mes të prillit për zgjedhjet, thanë zyrtarët.
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto do të vizitojë Turqinë të premten për të diskutuar aplimimin e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan. /albeu.com