“Turp të kesh, duhet të jesh i pafytyrë”, përplasen keq Bushati dhe Bejko (VIDEO)

Një përplasje e fortë ndodhi në emisionin e sotëm Open në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe anëtarit të kryesisë së PD, Roland Bejko.

Debati përshkallëzoi kur Bejko tha se në protestën e dhunshme të 8 janarit nuk kishte se nga të mbrohej tjetër përveç se nga Policia e Shtetit.

Kjo gjë irritoi analistin Bushati, i cili tha se duhet t’i vinte turp që mbronte një polici, të cilën e akuzuar për 8 vjet si Polici e krimit.

Bushati: Turp të kesh, nuk mund të tallesh kështu me njerëzit. Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu. Pasi ke thënë 8 vite polici e krimit, tani na del të mbrosh policinë e shtetit

Bejko: Kur më mbron mua nga turma plot mllef, s’kam ku të drejtohem tjetër

Bushati: Po pse i thoje polici e krimit

Bejko: Ia shtoj po deshe ti, polici e inkriminuar. Turp t’i vijë Berishës që e çon situatën deri në këtë pikë. Se kam qenë ndër të parët që e kam denoncuar cështjen e kanabisit.


Shtuar 13.01.2022 22:35

Tags: ,