Turistja ndalon Ramën në Gjirokastër, kryeministri: Nuk jam atraksion turistik

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Gjirokastrën në kuadër të turit falenderues për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I shoqëruar nga ministrja, Mirela Kumbaro, Rama ka parë nga afër punimet e parkimit nëntokësor në sheshin e Çerçizit.

Sigurisht batutat nga kryeministri nuk munguan, kur një grup turistësh e ndaluan në rrugë. Një nga turistet e pyeti e surprizuar nëse ai është zoti Edi Rama.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)

Pyetjes së turistes Rama iu përgjigj duke pohuar se ai ëshrë Rama por se nuk është atraksion turistik.

Biseda:
Turistja: Jeni ju zoti Rama?
Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik
Turistja: Njerëzit kanë dëshirë t’ju njohin


Shtuar 28.05.2023 13:13