Turi “Punët për Shqipërinë”, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve

Ditën e sotme, kryetari i Partia Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Takimi, i cili pritet të nisë në orën 08:30, vjen si pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve në nivel vendor.

Të lidhura

None found

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe si dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.


Shtuar 5.05.2026 08:29