Chelsea thuhet se ka hapur bisedimet për të bërë një lëvizje për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Kjo sipas gazetës italiane “CalcioNews24”, të cilët besojnë se Blutë mund të bëjnë disa marrëveshje me lojtarin e Serie A.
Raportet e kanë vendosur 27-vjeçarin serb si një lojtar me vlerë 68 milionë paund, me Blutë të prirur të përdorin lojtarët e tyre në këmbim për të ulur çmimin e transferimit.
Blutë thuhet se janë të hapur për të shitur Emerson Palmierin ose Ruben Loftus-Cheek në këmbim të Milinkovic-Savic (plus para në dorë). Megjithatë, Lazio thuhet se nuk është i interesuar për asnjë marrëveshje shkëmbimi dhe dëshiron që çmimi të paguhet plotësisht për Milinkovic-Savic./ h.ll/albeu.com