Trupat ruse po largohen nga qyteti jugor i Melitopolit

Trupat ruse po tërhiqen nga Melitopol, qyteti i dytë më i madh në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, shkroi në Telegram se trupat ruse po shkonin drejt Krimesë së aneksuar nga Moska.

Ai tha se kolona automjetesh ushtarake u panë në një pikë kontrolli në Chonhar, një fshat në kufirin midis gadishullit të Krimesë dhe kontinentit ukrainas.

Melitopol është pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit dhe është pak larg nga përparimi kryesor ukrainas në rajonin e Kharkiv.

Marrja e Melitopolit do t’i jepte Kievit mundësinë për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit midis rajonit Kherson dhe Donbasit, ku forcat e mbështetura nga Moska janë të përfshira në luftimet më të ashpra./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 10:52