Jo vetëm Biden, por edhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump foli gjithashtu për “gjenocid” duke iu referuar dhunës së kryer kundër civilëve në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Kjo u raportua nga shtypi amerikan, duke kujtuar se dy ditë më parë edhe presidenti aktual Jo Biden akuzoi publikisht Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin për gjenocid.
I intervistuar nga televizioni “Fox News”, Trump është rikthyer për të kritikuar pasardhësin e tij në frontin e politikës ekonomike dhe në veçanti për rritjen rekord të inflacionit.
“Dhe le t’i shtojmë kësaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Është një gjenocid”, deklaroi ish-presidenti, i cili ditët e fundit e kishte quajtur tashmë “holokaust” pushtimin e Ukrainës.
Republikani tha se ishte i bindur se nëse do të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të kishte shmangur konfliktin në Ukrainë duke adoptuar një linjë pa kompromis që në fillim./albeu.com