Trump mburret para bashkëpunëtorëve: Unë di “të palarat” e jetës sentimentale të Macron

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjetojnë një luftë të brendshme të pazakontë për dekada me radhë, një tjetër skandal po bën bujë sëfundmi atje.

Ky skandal është shkaktuar nga informacioni se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump për vite me radhë ju mburr bashkëpunëtorëve të tij se dinte informacione “të nxehta” për jetën sentimentale të Emmanuel Macron.

Dy burime me njohuri për këtë çështje i thanë revistës amerikane Rolling Stone se Trump ka përfolur për “të palarë” të Macron gjatë mandatit të tij dhe pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë. Madje, burimet thanë se ai kishte mësuar për jetën e dashurisë së Macron nga “informacionet” që ose i kishte parë ose ja kishin thënë.

Një nga dy burimet tha se Donald Trump nuk dha hollësi se çfarë dinte për presidentin francez, megjithatë “është e vështirë të dallosh nëse ai po fliste marrëzi apo i kishte të vërteta”. Deri më tani nuk dihet nëse Donald Trump kishte informacione që ekspozonin Macron.

Megjithatë, në bastisjen e fundit të FBI-së në resortin e Trumpit në Florida, Mar-a-Lago, ndër të tjera u sekuestrua një dosje e etiketuar “info re: Presidenti i Francës”. Nuk është ende e qartë nëse përmbajtja e dosjes përmban informacione nga shërbimet e inteligjencës amerikane apo nëse ajo që renditet është e klasifikuar.

Jennifer Palmieri, ish-ndihmëse e Hillary Clinton, nuk e përjashtoi mundësinë që dosja të kishte “kompromat”, duke përdorur termin rus për informacione që mund të përdoren për shantazh.

Megjithatë, një përfaqësues i presidencës franceze sqaroi për revistën amerikane se nuk kishte asnjë pyetje për administratën Biden për informacion në lidhje me dokumentet e sekuestruara në resortin Trump në Florida.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, Donald Trump pati një marrëdhënie mjaft të stuhishme me Emmanuel Macron. Fillimisht ai tregoi se mbështet Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 2017. Madje e ftoi në Kullën Trump në Nju Jork dhe foli shumë për të në intervista.

Macron e ftoi kur u zgjodh në festimet e 14 korrikut në Paris. Trump iu përgjigj ftesës dhe ishte aq i impresionuar nga parada saqë kishte kërkuar një ngjarje të ngjashme në Uashington. Vazhdimi ishte shpërthyes. Macron kërcënoi se do ta përjashtonte Trumpin nga një deklaratë e përbashkët e unitetit të G7. Edhe pse në vitin 2019 ai donte të rivendoste marrëdhëniet e tyre, duke i dërguar Trumpit një “pemë miqësie” për të mbjellë në Shtëpinë e Bardhë, situata nuk u përmirësua.

Në dhjetor të atij viti, Trump akuzoi Macron-in se kishte bërë komente “shumë, shumë të shëmtuara” në periferi të një samiti të NATO-s. Ish-ndihmësja e Trump-it, Stephanie Grisham, shkroi gjithashtu në librin e saj se Trump e quajti privatisht Macron-in një “zuskë” dhe e përçmoi presidentin francez si ” 60 kg zemërim”.