Trump komenton shuplakën e Brigitte ndaj Macron: Herën tjetër sigurohuni që dera të jetë e mbyllur (VIDEO)

Pak ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron, pati një incident të sikletshëm me bashkëshorten e tij Brigitte, ku u pa që ajo e goditi me shuplakë në fytyrë i cili menjëherë ndihet i sikletosur nga kamerat që po e fotografonin.

Por ky incident është komentuar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku u shpreh se nuk ishte aspak një moment i mirë.

Momenti i sikletshëm për çiftin francez, u filmua nga reporterët në momentin që ata të dy sapo kishin hipur në avion kur për një çast Brigitte godet në fytyrë me shuplakë Macron.

I pyetur nga gazetarët për një këshillë martesore për homologun e tij Macron, Trump është shprehur me shaka:Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”.

Kujtojmë se Emmanuel Macron e hodhi poshtë incidentin, duke u thënë gazetarëve:Ka një video që më tregon duke bërë shaka dhe duke ngacmuar gruan time dhe në një farë mënyre kjo bëhet një lloj katastrofe gjeo-planetare, me njerëz që madje dalin me teori për ta shpjeguar atë”.

Trump duket se tregoi se kishte folur me Macron pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”.

“Kjo nuk ishte mirë. Jo. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë”, tha Trump për çiftin presidencial, me të cilët ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë kaluar kohë të konsiderueshme.

“Nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, ata janë mirë”, shtoi ai.

 


Shtuar 31.05.2025 10:21