Trump dorëzohet tek autoritetet, zyrtarisht i arrestuar

Ish-presidenti tani është dorëzuar tek autoritetet dhe është zyrtarisht i arrestuar, raporton SkyNews.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një president aktual apo ish-president ka qenë në këtë pozicion.

Pavarësisht se u arrestua, raportohet nga mediat e huaja se ai nuk do të vihet në pranga sipas kërkesës së shërbimit sekret.

Ish-presidenti shkoi në sallën e gjyqit me një automjet me anëtarë të Shërbimit të tij  Sekret.

Në fund të udhëtimit, pak para se të shkonte në gjykatë, Trump postoi në platformën e tij “Truth Social”.

“Shkoni në Lower Manhattan, në ndërtesën e Gjykatës. Duket kaq SUREAL – WOW, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA!” nga Donald Trump.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar keqbërjen, e ka quajtur aktakuzën “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t’i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024.

Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.

Dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt gjykatës në Manhatan.

Ish-presidenti amerikan pritet që fillimisht të dorëzohet në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg. Më pas, ai del para gjykatës për të dëgjuar akuzat, dhe i jepet mundësia për t’u deklaruar, nëse e konsideron veten fajtor apo të pafajshëm.

Nëse i pandehuri deklarohet i pafajshëm, gjyqtari zakonisht e pranon deklarimin dhe e cakton seancën e radhës, apo edhe datën e mundshme të gjyqit.

Gjatë ditës, në qytet po mbahet një tubim në shenjë përkrahje për Donald Trump, i organizuar nga përfaqësuesja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Marjorie Taylor Greene.

Greene argumentoi se Trump “”po i bashkohej disa prej njerëzve më të pabesueshëm në histori [duke] arrestuar sot”.

“Nelson Mandela u arrestua, u vu në burg. Jezusi u arrestua dhe u vra nga qeveria romake”, tha ajo.

Mijëra zyrtarë policorë po qëndrojnë pranë përkrahësve të Trumpit, megjithëse nuk priten skena të dhunshme.

 


Shtuar 4.04.2023 19:49