Tronditi Turqinë, dyshohet se bossi i mafias Sedat Peker është arrestuar

Bosi i mafias turke dhe kundërshtari i Erdoganit, Sedat Peker, është arrestuar.

Informacionin e ka transmetuar prestigjozja Al Jazeera.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e Peker, i cili pak muaj më parë ka bërë një seri akuzash kundër zyrtarëve të qeverisë turke dhe të qeverisë në territoret e pushtuara. Ai u vu në shënjestër kryesisht nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Vlen të theksohet se informacioni fillestar për arrestimin e Pekerit, i cili nuk u verifikua, përkoi me vizitën e sotme të Rexhep Tajip Erdogan në Katar. Në fakt, përpara se të nisej për në Katar, Erdogan tha se Ankaraja dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e saj me vendet e Gjirit “pa diskriminim”.

Përveç kësaj, artikulli i Al Jazeera kujton vizitën e fundit të Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Ankara, i cili u takua me Erdoganin dhe nënshkroi “marrëveshje miliarda dollarëshe”./albeu.com/