Tronditet Greqia. Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë.
Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artemidës, në lindje të Athinës.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për larje hesapesh.
Pesë prej viktimave ndodheshin në një automjet, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës e cila raportohet ka targa gjermane.
Forca të forta të ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën./Albeu.com