Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një vajzë i ka dhënë fund jetës në lule të rinisë.
Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.
“Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.