Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë ka vrarë me thikë gjatë një debati gruan e tij. Viktima, një shtetase kineze 37-vjeç, është gjetur e pajetë në banesë.
Në shtëpi ishte edhe vajza e tij 5-vjeçare, e cila ishte dëshmitare e debatit fatal.
Burri, një 36-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia, u gjet dhe u arrestua, pak pas ngjarjes Policia gjeti në shtëpi thikën me të cilën u vra gruaja.
Hetuesit besojnë se vajza 5-vjeçare e çiftit, ka qenë dëshmitare e debatit mes prindërve.
Bashkëshorti i arrestuar gjatë natës nga policia, ndodhej në Romë që prej muajit janar.