Tronditen banorët në Korçë, 52-vjeçari gjendet pa shenja jete afër Kishës

Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 08:50, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku sipas uniformave blu, një 52-vjeçar ka ndërmarrë aktin ekstrem, atë të vetëflijimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kishës së Ristozit në Mbroje. Sipas informacioneve paraprake, burri me ininciale M.X është gjetur i vetëv**rur në një pemë në krah të urës.

Ishin banorët ata të cilët gjetën trupin e pajetë të 52-vjeçarit dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Dyshohet se viktima vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërkohë policia është duke hetuar lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëv**rur, shtetasi M. X., 52- vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.


Shtuar 4.11.2024 10:39