Shtetësja Xhovana Nikolli, ishte shënjestra e shpërthimit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës në Elbasan. Ajo akuzon drejtpërdrejt vrasësin me pagesë i cili është kthyer në një i penduar i SPAK, Nuredin Dumani për këtë ngjarje të rëndë.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhovana Nikolli, ka reaguar ashpër ndaj Dumanit, ku sipas saj, burrni nuk është të merresh me femra.
Më tej, ajo paralajmëron se atë që ka thënë nuk e tërheq mbrapsht dhe nuk dorëzohet.
Më tej, ajo e fton Nuredin Dumanin që të vijë sërish t’i vendosë tritol, por këtë herë vetë, dhe jo duke dërguar “këllysha nate”, siç i konsideron ajo autorët e ngjarjes, që morën në qafë njerëz të gabuar.
“Burri eshte t’merresh me femra! S’je burr po K*RV ! Un qa them se terheq mbrapsht deri ne frymen e fundit ! Nuk jam ajo femer un qe dorzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol ,hajde vet ne qofte se je burr me b*le mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..” ,– shkruan Xhovana Nikolli sipër një foto në IsntaStory, teksa e shoqëron me një foto mafie.