Tritan Shehu: Parlamenti një njollë turpi, OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Tritan Shehu, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje genocidin në Srebrenicë.

Ai tha se OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, ndërsa mazhoranca e rrëzoi rezolutën e propozuar nga opozita.

Gjithashtu, Shehu cilësoi parlamentin si një njollë turpi, ndërsa kërkoi edhe një herë që Kuvendi të miratojë rezolutën. ku dënohen krimet serbe në Serbrenic dhe Kosovë.

Tritan Shehu: “Parlamenti po bëhet një njollë turpi. Pak ditë më parë, OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb në Srebrenicë,. Ajo rezolutë që u votua është e ngjashme me atë që kemi sjellë këtu në parlament në 12 maj të 2022 dhe që mazhoranca ngriti kartonin e kuq për ta rrëzuar ndërsa Asambleja e OKB e votoi duke e futur rajonin tonë në një epokë të re të njohjes së gjenocideve.

Në këtë kuadër jemi përpara një situate ku shkelim procedurat. Nuk e njohim akoma gjenocidin serb, kjo është një akt negativ për këtë parlament. Njolla e turpit po zgjerohet gjithnjë e më tepër. Janë dy vëllezër binjakë, gjenocidi serb në Srebrenicë dhe gjenocidi serb në Kosovë. OKB e quan genocid krimet serb. Institucionet ndërkombëtare janë para nesh”.


Shtuar 30.05.2024 11:44