Tri gjëra që nuk duhet t’i bëni me stomakun bosh

Janë të shumtë ata që e lënë stomakun bosh për shumë orë ose sepse mendojnë se kështu do të humbin peshë më lehtë ose sepse kanë ritme intensive në përditshmërinë e tyre dhe neglizhojnë të hanë shpesh.

Megjithatë, ka disa gjëra që patjetër nuk duhet t’i bëni me stomakun bosh. Shikoni më poshtë…

1. Konsumimi i alkoolit

Kur stomaku është bosh, alkooli kalon drejtpërdrejt në gjak, duke bërë që enët e gjakut të zgjerohen më shpejt dhe në të njëjtën kohë, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut ulen. Me rritjen e përqendrimit të alkoolit në gjak, ndjesia e dehjes gradualisht rritet.

2. Udhëtime dhe distanca të gjata

Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë të prirur për t’i zënë makina. Sigurohuni që të mos udhëtoni me stomakun bosh dhe të hani një vakt ose meze të lehtë para se të udhëtoni. Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë gazra në stomak, si pijet e gazuara, brokoli dhe lulelakra.

3. Konsumimi i kafesë

Kafeja e mëngjesit mund të jetë një kënaqësi, por përpiquni të mos e konsumoni me stomakun bosh. Pirja e kafesë me stomakun bosh rrit aciditetin e stomakut, duke e bërë më të mundshëm urthin ose dispepsi.


Shtuar 11.08.2023 12:54