Tri doza për të kaluar në Morinë, deputetja e PS – Kurtit: Rishikoni masat, po diskriminoni pa logjikë

Në Kosovë, më 22 shkurt, kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër Covid-19. Këto masa kanë sjellë kaos në kufirin me Shqipërinë, pasi qytetarët shqiptarë për të hyrë në Kosovë u duhen tre doza të vaksinës ose dy doza dhe testi PCR, i cili kushton 30 euro.

Por, duke marrë parasysh se shumë banorë të Kukësit shkojnë punojnë dhe shkojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre në Kosovë, kjo nuk iu leverdis.

Sot madje u zhvillua dhe një protestë në Morinë ku për disa minuta u bllokua hyrje dalja e mejteve nga Kosova.

Një situatë e tillë ka bërë që të reagojë deputetja socialiste për qarkun e Kukësit, Gerta Duraku kërkon nga qeveria e Kosovës që të heqë masat kufizuese.

“Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe. Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe logjike” shkruan ajo.

 

 

Shtuar 24.01.2022 21:27