“Trekëndëshi i Bermudës”, Kryemadhi sulmon Bashën nga SHBA: Asgjë e re nga fronti i Lindjes

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, pas deklaratës së tij për të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Bermudës”, ku përfshiu, Berishën, Metën dhe Ramën.

“Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”, u shpreh Kryemadhi.

Gjithashtu Kryemadhi bëri një meakulpa për djegjen e mandateve, gjë që sipas saj rrezikoi demokracinë funksionale të vendit.

“Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërngulejn në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të LSI në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë.

“Nuk mund të them sa i përket kësaj gjëje. Di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë”, theksoi ajo.

Kryemadhi foli për rolin e LSI, sot e cila ka një numër të vogël deputetësh në parlament dhe pa grup parlamentar.

“Sot një nga problematikat më të mëdha që ka jeta politike shqiptare nga zbatimi i rregullores në parlament është në udhëkryq të jashtëzakonshëm. Roli i LSI nga një mekanizëm kontrollues që mbante balancë mes dy ekstremeve të mëdha, tashmë ky mekanizëm që ruante balancë qoftë për reformën në drejtësi, apo edhe në 8 ligjet e saj.

Sot jemi në një aspekt komplet tjetër ku flasim me tallje me qytetarët shqiptarë. Kryeministri flet për ujin e pijshëm. LSI e sheh veten duke vazhduar misionin e saj. Kauza e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, ajo që dua të them që LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova padinë e tretë për inceneratorin e Fierit. Kemi denoncime të tjera”, tha Kryemadhi./albeu.com/