Tregu i Opiumit, talebanët mund të krijojnë aleancë me kartelet meksikane

Dihet botërisht se territori i Afganistanit është një nga prodhuesit më të mëdhenj të opiumit në botë, dhe një arterie kyçe rrugore ku bëhet tregtia e drogërave.

Por kohët e fundit, pas ardhjes së talebanëve në pushtet, i tremben një bashkimi të forcave mes karteleve talebane dhe atyre meksikane.

Frika po rritet se kartelet talebanë dhe meksikanë mund të krijojnë një aleancë pasi të dy janë të varur financiarisht nga trafiku i drogës dhe përdorin dhunë ekstreme për të zgjeruar fuqinë e tyre politike. Në vitin 2009, ekspertët i paraqitën Kongresit Amerikan prova mbi rreziqet globale të paraqitura nga kartelet e talebanëve dhe Meksikës si “organizata kalimtare të trafikut të drogës”, duke detajuar ngjashmëritë shqetësuese që ata ndajnë. Është vlerësuar se rreth 95% e lulekuqeve të opiumit në botë kultivohen në Afganistan, Meksikë dhe Mianmar.

Tani me talebanët që marrin përsëri kontrollin mbi Afganistanin, ekspertët kanë frikë se do të forcojnë më tej kultivimin e tyre të lulëkuqes, e cila do të ketë ndikim në tregtinë globale të drogës dhe në veçanti kartelet e fuqishme të Meksikës. Në Meksikë, kartelet janë përgjegjës për prodhimin dhe trafikimin ilegal të heroinës, ndërsa në Afganistan, prodhuesit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me talebanët, sipas dokumenteve të SHBA dhe OKB. Është vlerësuar se rreth 50% e ekonomisë së Afganistanit vjen nga tregtia ilegale e drogës.

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se shumica e prodhimit të opiumit në Afganistan po zhvillohej në rajone që tashmë ishin nën kontrollin e talebanëve. Biznesi ndërkombëtar i drogës i ka hapur rrugën shumë karteleve të ndryshme në Meksikë – Karteli Sinaloa aktualisht është një nga grupet me rritjen më të shpejtë në vend dhe kontrollon tokën ku kultivimi i lulekuqes është fitimprurës. Kjo mund të sugjerojë që kartelet meksikane janë rivalë të drejtpërdrejtë me talebanët, por shërbimi ndaj territoreve të ndryshme do të thotë se ata në fakt mund të komplimentojnë njëri-tjetrin. Ka pasur një rritje të madhe të kultivimit të opiumit në Afganistan midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të OKB -së të botuar në prill.

Përpara zgjedhjeve në Meksikë në qershor, kandidatë të shumtë që kandidonin për postin u vranë nga kartelet, të cilët mbështetën kandidatët e tjerë. Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 8 miliardë dollarë (5.77 miliardë paund) gjatë 15 viteve në përpjekjet për të privuar talebanët nga fitimet e tyre nga tregtia e opiumit dhe heroinës në Afganistan./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 16:36