Tre vjet restaurim, xhamisë Et’hem Beu i hyn uji vetëm pak muaj pas inaugurimit të bujshëm (VIDEO)

Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) i janë dashur tre vite për restaurimin e xhamisë Eth’em Beu në Tiranë, por mundi i tyre duket se ka shkuar dëm pasi objekti i kultit nuk i ka shpëtuar stuhisë së një dite më parë.

Xhamia, e cila u inaugurua me bujë më 17 janar 2021 në prani të presidentit të Turqisë, Erdogan dhe kryeministrit Rama, është mbushur me ujë.

Siç shihet nga pamjet, duket qartë rreziku që i kanoset xhamisë, që është monument i kategorisë së parë.

Uji që është futur nga çatia rrezikon të prishë në mënyrë të pakthyeshme afresket e mrekullueshme që kjo xhami ka në muret e saj.


Shtuar 4.11.2023 20:53