Një ngjarje makabre ka ndodhur në Poloni.
Një nënë i ka marrë jetën në mënyrë çnjerëzore djalit të saj 15 vjeç.
Sebastian Kalinowski u dhunua nga nëna e tij dhe i dashuri i saj, duke u rrahur barbarisht.
Pas rreth 3 muajsh torturash, ai humbi jetën nga një infeksion i shkaktuar nga disa brinjë të thyera në trupin e tij. Ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e çiftit nga autoritetet që e monitoronin atë që nga momenti kur ai u zhvendos të jetonte me nënë e tij nga Polonia, ku më parë jetonte me të atin.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht plagët e shumta të pa kuruara që ishin shkaktuar nga dhuna dhe torturat e vazhdueshme rezultuan fatale.
Nuk dihet se përse nëna nisi ta abuzonte 15-vjeçarin, pasi në ditët e para kur ai nisi të jetonte me të ajo dukej shumë e lumtur, dhe sipas autoriteteve kujdesej për të. Megjithatë më pas ajo filloi ta ‘dënonte’ me ndëshkime shumë të ashpra si mbyllje në dhoma të errëta, goditje me shpulla dhe me çarçaf për gabime nga më të voglat si derdhja e ushqimit në dysheme, apo edhe nëse ai kapej duke shkuar në tualet në darkë.
Gjithçka u bulua vetëm pasi autoritetet morën pamjet e kamerave të sigurisë që ishin vendosur në shtëpi për të kontrolluar djalin.