Tre lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të ditës së sotme në vendin tonë në verilindje të Koplikut, Shkodër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Tërmeti tjetër është është regjistruar në orën 04:28, me magnitudë 2.1 të shkallës Rihter.

10 minuta më vonë pas të dytit është ndjerë sërish një tjetër lëkundje, me magnitude 3.4 të shkallës Rihter.

Nga tërmetet nuk raportohen dëme materiale./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2021 08:44