Tre kumbulla dhe tre dardha, kërcënimi i pazakontë në burgun e Elbasanit! Kush janë dy të dënuarit që po u “numërohen ditët” (EMRAT)

Një kërcënim i paprecedentë ka ndodhur brenda burgut të Bradasheshit në Elbasan, pasi Arben Spahiut, i arrestuar për arsenalin e Armëve të zbuluar tek BMWX6 në muajin Shkurt 2023, i ka mbërritur në qeli një pako postare brenda të cilës ishin futur tre kumbulla dhe tre dardha.

Pakoja vinte nga një person anonim dhe i adresohej jo vetëm Arben Spahiut, por dhe një banori tjetër të asaj qelie, shtetasit Xhafer Deliu.

Ky i fundit njihet në Elbasan si lidhje e ngushtë e Erjon Alibej i arrestuar për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të heroinës.

“Ora Neës” ka mësuar ekskluzivisht se Pakoja postare me tre kumblla dhe tre dardha, është përkthyer si një kërcënim nga Arben Spahiu dhe Xhafer Deliu, të cilën kanë nënkuptuar se ishte një mezazh kërcënues për jetën e tyre, se kundërshtarët jashtë burgut po i ndjekin nga pas dhe do i godasin me 3 plumba.

Me këtë situatë është njohur dhe Policia e Burgjeve, e cila ka referuar rastin në policinë kriminale të Elbasanit, duke ndjekur hetimet në bashkëpunim edhe me prokurorinë e qytetit.

Për rastin është hapur dosja penale me nr. 494 dhe pas gati 7 muaj verifikim, struktura e hetimit të krimeve në policinë e Elbasanit, zbuluan se njeriu që kishte zgjedhur këtë mekanizëm për të futur brenda në burg një pako me mesazh kërcënues, me kumbulla dhe dardha, ishte pikërisht Ervis Daka, i njohur ndryshe në Elbasan me nofkën “Dragoviçi”.

Arrestimi i Dakës, është kryer në muajin korrik 2023 dhe po këtë muaj gjyqtari i Elbasanit Elis Dine, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ervis Daka.

I gjithë operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi njëri nga personat e kërcënuar Arben Spahiu, tashmë i liruar nga burgu, ka hyrë në programin e mbrojtjes shtetërore, pasi kunati i tij, Erjon Alibej, është kthyer në i penduar dhe po bashkëpunon me prokurorët e SPAK, për të zbardhur krimet e rënda në Elbasan.

Tre vite më parë Ervis Daka alias “Dragoviç” u arrestua nga forcat special RENEA. Informacionin për të se në banesë kishte armë e ka dhënë Erion Alibej, tek shefi i sektorit të hetimeve të krimeve në policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Më tej ky i fundit ka kërkuan ndërhyrjen e policisë RENEA duke sjellë arrestimin dhe burgosjen e “Dragoviçit”, të cilit ju sekuestruan dhe armët.

“Dragoviçi”, ka qenë një nga personat e listës së ekzekutimeve të përpiluar nga Erjon Alibej, Arjan Spahiu dhe Nuredin Dumani. Ai njihet si krahu i vëllezërve “Çopja” në Dubai, Talo Çelës dhe Mikael Qoses alias “Keli i Kicit”.

 


Shtuar 3.10.2023 17:10