Kryeministri i ri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me senatoren amerikane.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti bën me dije se ka biseduar me ambasadoren Joni Ernst, të cilën tha se e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Forcën e Sigurisë.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e ShBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë.
It was a pleasure to talk with @SenJoniErnst who is a staunch supporter of Kosova in the U.S Senate. She is Vice Chair of the Senate Republican Conference, and co-chair of the #SenateAlbanianIssuesCaucus. She played a crucial role in strengthening our Security Forces. pic.twitter.com/IyUiRk2iup
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021