Tragjike në Itali, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar, e zuri dheu në gropën ku po punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Como të Italisë ku një 40-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në punë.

Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Bardhi Brahimaj punëtor shqiptar me banim në Lurate Caccivio.

Ai ka rënë brenda një grope gjatë punimeve për ndërtimin e një lidhje kanalizimesh ku dhe ka gjetur menjëherë vdekjen si pasojë e peshës mbytëse.

Policia po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si ajo situatë e rrezikshme ka dalë jashtë kontrollit./alebu.com


Shtuar 5.10.2022 10:52