Një foshnjë 1-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Sipas njoftimit të IKSHPK-së foshnja ishte nga Prishtina.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 170 raste me Covid./albeu.com