Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçarit shqiptar në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është 20-vjeçari i quajtur Kaizer Alizoti, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon.
Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur midis Borgonovës dhe Pianellos, ndërsa për shkak të përplasjes së rëndë i riu shqiptar humbi jetën në vendin e ngjarjes. Raportohet se 20-vjeçari, i cili banonte në Castelnovo, po shkonte për në punë kur u përfshi në aksident.
Mjekët që shkuan për ta ndihmuar nuk mund të bënin asgjë për të riun me origjinë nga Shqipëria. Ndërkohë, policia italiane po rindërton skemën e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./albeu.com